Shkolla e Magjistraturës, më datë 13 maj 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Pastrimi i parave. Figurat e veprës penale të pastrimit të produkteve të veprës penale të parashikuara në nenin 287 të Kodit Penal. Vështrim krahasimor me dispozitat analoge të vendeve të tjera. Raste praktike.”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Ilirjana Olldashi dhe Rudina Palloj
Lehtësues: Eliora Elezi
Qëllimi i këtij trajnimi është: Trajtimi i formave të kryerjes se veprës penale te parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, pare edhe ne një vështrim krahasues me dispozitat analoge të vendeve të tjera si dhe trajtimi i problematikave në praktikën gjyqësore lidhur me pastrimin e parave.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” sipas nenit 287 të K.Penal, në një trajtim te shkurtër historik si dhe në raport me standardet e përcaktuara nga aktet ndërkombëtare në lidhje me luftën kundër pastrimit të parave;
- Vështrim krahasimor në raport me legjislacionin penal te Italisë, Kosovës, etj;
- Format e kryerjes së veprës penale sipas nenit 287 të Kodit Penal, në raport me parashikimet e akteve ndërkombëtare, përfshire edhe qëndrime te praktikes gjyqësore mbi këto forma;
- Trajtimi mbi kuptimin e termave “produkt i veprës penale”, “vepra penale mëmë” dhe “veprimtaria kriminale”; përgjegjësia penale ne rastet kur shfaqet fenomeni i “vetëpastrimit”; autonomia e përgjegjësisë penale te veprës ose veprimtarisë kriminale mëmë ne raport me veprën penale te pastrimit te parave; Raste praktike te konkurrimit te tyre, etj;
- Rrethanat cilësuese te veprës penale.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.